Art&Argëtim

E mahnitshme/ Rosa një nënë e madhe, ja si e ndjekin 76 të vegjëlit e saj!(Foto)

26 Korrik 2019, 14:32 Nga DOSJA
E mahnitshme/ Rosa një nënë e madhe, ja si e ndjekin 76 të

SHBA- Është e mrekullueshme të shikosh sesi 76 të vegjëlit e një rose e ndjekin pa u shpërndarë nga rreshti për asnjë moment.

Fotot janë realizuar nga një fotograf amator Brent Cizek, ndërsa po bënte një reportazh të shkurtër në Liqenin Bemidji në Minesotë, në SHBA. Është një fotografi unike, të shohësh sesi 76 të vegjëlit e një rose e ndjekin në ujë me shumë dashuri atë.

Në fakt Shoqata Kombëtare Audubon, shpjegoi se kjo lloj rose shpesh kujdeset edhe për ët vegjëlit e të tjerëve, duke formuar një kopsht të vërtetë. Sepse të gjithë u habitëm, duke qenë se është e vështirë që një rosë e vetme të jetë nëna e 76 të vegjëlve.

Fotografi tregon se ishte mahnitur kur pa kaq shumë, dhe kishte nisur t’i numëronte derisa ishte lodhur dhe habitur njëkohësisht kur dëgjoi zërin e tij, “76”.

“Dhe përfundova duke pyetur veten, si mud të kujdeset një rosë për 76  të vegjëlit e saj? Sigurisht që nuk ishte e vërtetë, por ajo bëhej nënë edhe përfëmijët e të tjerave.”- u shpreh Cizek.

Marrë dhe përshtatur nga Larepubblica

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete rosa me 76 te vegjel shba rosa me 76 te vegjel shba

Sondazh

Poll