Art&Argëtim

“Pse u shite miku im”, Robert Ndrenika i përgjigjet Radojës: Nuk jam mirë me shëndet, kam marrë 200 mijë €

26 Korrik 2019, 10:22 Nga DOSJA
“Pse u shite miku im”, Robert Ndrenika i përgjigjet

TIRANË- Guljelm Radoja ditën e djeshme nga sheshi i Teatrit Kombëtar, iu drejtua të gjithë artistëve që lanë në mes kauzën dhe tani po heshtin. Në fjalën e tij ai iu drejtua personalisht Robert Ndrenikës duke i thënë “pse u shite miku im, ku humbi dinjiteti”.

Në lidhje me deklaratën e kolegut të tij, gazeta “Panorama” ka kontaktuar mbrëmë aktorin Robert Ndrenika, i cili ka pohuar se është në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Nga ana tjetër e telefonit dëgjohej kolla e aktorit, që herë pas here e pengonte të fliste.

“Të më falni, por nuk jam mirë me shëndet. Nuk jam mirë. Unë kam bërë disa deklarata më parë, ja merrni ato. Sot e kishin shkruar në një gazetë njërën”, thotë Ndrenika. Për fjalët e kolegut të tij, që në njëfarë mënyre e akuzon se u lejua të manipulohet nga politika, ai shprehet:

Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu. Por a mund të më thotë se me se jam shitur?! E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro”, thotë me ironi Ndrenika. Gjendjen e rënduar të aktorit e pohojnë edhe miq të tij.

Ndrenika që në fillim të protestave është shprehur për nevojën e ngutshme për një teatër të ri, duke këmbëngulur që asnjë pjesë të mos i kalojë privatit. Së njëjtës deklaratë i qëndron edhe sot, duke shpresuar për një teatër më të mirë për brezin e ri.

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon qëndresa e aktorëve dhe aktivistëve që janë kundër shembjes së godinës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nënshkruar një kontratë ditën e djeshme me Partinë Demokratike, për të ruajtur godinën dhe për ta restauruar atë. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture guljelm radoja protesta tek tetari robert ndrenika shembja e teatrit kombëtar guljelm radoja protesta tek tetari robert ndrenika shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll