Art&Argëtim

VIDEO/ Rrahje masive në koncertin e Alban Skënderajt, 6 të arrestuar, këngëtari bën thirrje: Stop, stop…

26 Korrik 2019, 09:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Rrahje masive në koncertin e Alban Skënderajt, 6 të

PRISHTINE- Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë në koncertin e këngëtarit Alban Skënderaj në Prishtinë.  Një video e publikuar nga” Telegrafi”, tregon disa persona që rrihen me njëri-tjetrin, ndërkohë që këngëtari ka ndërprerë koncertin. Skënderaj dëgjohet teksa iu bën thirrje personave të përfshirë në sherr: Stop, Stop.

Alban Skënderaj, mori pjesë në edicionin e radhës të “Beer Fest”, teksa u has me këtë episod të pakëndshëm, ndërkohë që policia njofton se janë arrestuar 6 persona.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një njoftim të shpërndarë për mediat bën me dije:

“Sot rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje në mes të disa personave në afërsi të Pallatit te Rinisë, saktësisht në një event që po mbahet në atë zonë, ku sipas informatave fillestare dy persona janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë vënë situatën nën kontroll. Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacion gjashtë persona. Me rastin po merren njësitet përkatëse.”

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alban skenderaj beer fest sherr ne koncertin e alban skenderajt alban skenderaj beer fest sherr ne koncertin e alban skenderajt

Sondazh

Poll