Aktualitet

VD-Rritja e çmimit të naftës, Nisma Thurje: Bordi i Transparencës dështoi, qytetarët s’kanë fuqi reagimi

Ky vendim ka sjellë dhe reagimin e nismës Thurje ku përfaqësues të saj në një deklaratë për mediat nga ambjentet e jashtme të Ministrisë së Energjisë, denoncuan rritjen e çmimit dhe mungesën e ndërhyrjes nga Bordi i Transparencës.

10 Qershor 2022, 17:15 Nga j.c
VD-Rritja e çmimit të naftës, Nisma Thurje: Bordi i
Perfaqesues i nismes thurrje

TIRANË- Bordi i Transparencës vendosi çmime të reja për naftën, benzinën dhe gazin me datë 8 Qershor ku tashmë shqiptarët e kanë blerë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri.

Ky vendim ka sjellë dhe reagimin e nismës Thurje ku përfaqësues të saj në një deklaratë për mediat nga ambjentet e jashtme të Ministrisë së Energjisë, denoncuan rritjen e çmimit dhe mungesën e ndërhyrjes nga Bordi i Transparencës.

Qeveria krijoi dhe ka në funksion prej afro 3 muaj një “Bord Transparence” për rregullimin e çmimeve të hidrokarbureve. U krijua për transparencë, por transparencën nuk po e bën as si gjë të fundit. Delina Ibrahimaj, Belinda Balluku, Ceno Klosi, Denar Biba dhe përfaqësuesit e kompanive më të mëdha të karburantit, mblidhen kokë më kokë dhe përcaktojnë çmimin sipas oreksit të tyre.

Në bursë, nafta ka qenë në rënie, ndërsa në Shqipëri çmimi po kapërcen shifra të çmendura, si kurrë më parë. Ne duam të dimë: Me çfarë çmimi e blen Shqipëria karburantin nga jashtë? Me çfarë çmimi zhdoganohet? Sa është sasia e blerë? Si e përllogarit Bordi çmimin? Sa fitim kanë deklaruar kompanitë  e karburanteve për 3 muaj?

Ne e dimë sa para kanë humbur shqiptarët që nga krijimi i Bordit por duam të dimë sa parà ka fituar qeveria me këto çmime? Asnjë e dhënë publike për 3 muaj, vetëm zhvatje e xhepave të qytetarëve që makinën nuk e kanë luks por nevojë të përditshme ditore. Bëni transparecën e premtuar!”, thuhet në deklaratën e Nismës Thurje.

Çmimi i naftës ka arritur në shifër rekord. Bordi i Transparencës ka bërë publike çmimet më të fundit. Nga data 8, do të shitet me 258 lekë/litri ndërsa më parë ishte 248 lekë. Ulje ka pësuar çmimi i benzinës me 1 lekë ndërsa gazi do të blihet 4 lekë më pak. Çmimet e caktuara nga Bordi i Transparencës hynë në fuqi në orën 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

rritet cmimi i karburantit nisma thurje

Sondazh

Poll