Bota

Varhelyi takon kryeministrin bullgar, Petkov: 3 kushtet tona për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Petkov tha se kushtet janë respektimi i qëndrimit kornizë, të cilin e miratoi Parlamenti bullgar, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohet marrëveshja e fqinjësisë.

9 Qershor 2022, 14:53 Nga DOSJA
Varhelyi takon kryeministrin bullgar, Petkov: 3 kushtet tona për integrimin
Petkov

BULLGARI- Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov ka zhvilluar sot një takim me Komisionerin e BE-së për Integrimin Oliver Varhelyi me të cilin kanë biseduar për veton kundër Maqedonisë së Veriut.

Që nga mëngjesi dhe në ditët e fundit kam dëgjuar lloj-lloj pretendimesh të rreme se qeveria bullgare kishte dy politika të jashtme. Dua t’u bëj të qartë qytetarëve bullgarë dhe komisionerit Varhelyi se Bullgaria ka tre kërkesa të qarta për përparimin e Maqedonisë së Veriut."-tha Petkov.

Petkov tha se kushtet janë respektimi i qëndrimit kornizë, të cilin e miratoi Parlamenti bullgar, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohet marrëveshja e fqinjësisë.

Petkov theksoi se këto kanë qenë diskutimet e dy palëve dhe më parë ndërsa tani dhe ne po punojnë për të parë nëse është e mundur që BE të jetë garantuese e këtyre tre kushteve.

Varhelyi tha se ende nuk ka një zgjidhe konkrete dhe kjo gjë po vështirëson situatën sepse nuk mund të vazhdohet me procesin e anëtarësimit.

Ende presim mbështetjen e Bullgarisë dhe për këtë po punojmë në të gjithë këto bisedime që kam udhëhequr në Sofje, ashtu edhe në Shkup, që përfundimisht të sqarohen dhe të forcohet perspektiva evropiane për RMV-në. Do të doja të shikoja që të arrihet marrëveshje në qershor, për këtë në mëngjes takohem me kryemnistrin dhe ministrin e jashtëm, do të takohem edhe me Presidentin”, tha Varhelyi.

Në vitin 2020, Bullgaria, e udhëhequr atëherë nga kryeministri Bojko Borisov, bllokoi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Bllokada bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka lënë në harresë aspiratat e Shqipërisë fqinje për në BE, pasi shumica e vendeve të BE-së këmbëngulin që Shkupi dhe Tirana të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit të dyja njëkohësisht.

kiril petkov olivér várhelyi

Sondazh

Poll