Politike

“Budallenj që s’e dini çfarë është e mirë”/ Kosova jashtë ‘Open Balkan’, Bushati ironi me Ramën

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 gjatë bisedës në studio, nga ana e tij Ervin Bushati tha se kjo nismë i ka dhënë mundësinë realizimit të marrëveshjeve që janë në shërbim të qytetarëve.

8 Qershor 2022, 22:45 Nga I.A
“Budallenj që s’e dini çfarë është e
Te ftuarit ne studio

TIRANË- Analisti Andi Bushati, foli për nismën Open Balkan, për të cilën tha se Kosova është shprehur qartë se nuk do të jetë pjesë e kësaj nisme. I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 gjatë bisedës në studio, nga ana e tij Ervin Bushati tha se kjo nismë i ka dhënë mundësinë realizimit të marrëveshjeve që janë në shërbim të qytetarëve.

Andi Bushati: Si do të sillemi ne kur Serbia nuk e njeh dhe Kosova refuzon të marrë pjesë në të tillë aktivitet sa kohë Serbia nuk e njeh. Tani prej dy vitesh Rama, ka replikuar me Thacin , ka tallur Isa Mustafën , ka tallur Vjosa Osmanin. Tani e gjithë klasa politike e Kosovës e quan këtë të keqe këtë për vendin e saj, tani Edi Rama del dhe thotë se të gjithë këta janë gabim.

Harxhi: Një herë në tri ditë, Putini përmend Kosovën, e krahason me Krimenë.

Andi Bushati: A ka mundësi që Edi Rama ta ketë mirë dhe e gjitha klasa politike e Kosovës ta ketë keq. Tani ta thotë hapur,  1 mln e gjysmë kosovarë ti hedhim në kosh se na intereson Vuçiç.

Pëllumbi: Është turp të thuash këtë

Andi Bushati: Në politikë nuk ka tabu, nëse na e mbush mendje që për shqiptarët e Shqipërisë është më produktive marrëdhënie me Vuçiç se me Kosovën, po mirë. Ka një njeri që flet në emër të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë në Kosovë e kanë gabim.

Të më sjellin mua një nuse e të them se nuk më pëlqen, por jo të më thotë e di krushku kush është e mirë për ty. Njeriu u Orban, të gjithë mediat perëndimore e akuzojnë si lobist i Vuçiç. Ke Merkel , që i bëjnë pyetje direkte, dhe thotë jemi për proces të Berlinit.  E dinë më mirë liderët e Kosovës apo Edi Rama të mirën e tyre.

Ervin Bushati: Do të jemi këtu kur Kosova të ulet në tavolinë.

Edith Harxhi: Nuk ulet në këtë tavolinë sa kohë Serbia nuk njeh Kosovën.

Ervin Bushati: Si janë ulur këta lidera të Ballkanit perëndimor nuk ka ndodhur , në një pikë të tillë kohezioni të Ballkanit Perëndimor nuk keni pasur.

Harxhi: Kjo ka kohezion vetëm për interesa personale të dy –tre liderëve të Ballkanit që duan të shpëtojnë nga hallet e tyre. Dritan Abazoviçi është ulur aty si vëzhgues.  Këta tre liderë në Open Balkan shërben vetëm për qëllimet e tyre. Vuçiç sot doli dhe tha që ne e kemi ideuar, në OKB, kur Shqipëria morie ‘Jo’ e prerë përsa i përket hapjes së negociatave.

Sondazh

Poll