Politike

Bujqësia ngjall DEBAT/ "Kush e shkatërroi Shqipërinë?", Harxhi-Pëllumbit: Më kujton Enver Hoxhën

Edith Harxhi i ka thënë Pëllumbit se i kujton kohën e Enver Hoxhës.

8 Qershor 2022, 21:51 Nga k.m
Bujqësia ngjall DEBAT/ "Kush e shkatërroi
Edith Harxhi dhe Arben Pëllumbi

TIRANË- Debat i ashpër mes ish-zv ministres së Jashtme, Edith Harxhi dhe Sekretarit Organizativ të Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi. Të dy, të ftuar në emisionin "Open", janë përplasur për “Ballkanin e Hapur”, Harxhi i ka thënë Pëllumbit se i kujton kohën e Enver Hoxhës. Ndërsa debati mes tyre më pas ka agravuar.

PJESË NGA DEBATI:

Harxhi: Ne justifikojmë dhe arsyetojmë Serbinë dhe Vuçiç.

Pëllumbi: Po jemi shokë të ngushtë.

Harxhi: Jeni shokë të ngushtë! Ja do e bëjmë ne tani do blejmë grurin tani, si naftën në kohën e Hrushovit.

Pëllumbi: E di ça po ndodh me grurin se e përmende dy herë.

Harxhi: Po tallesh me fatet e një kombi.

Pëllumbi: Pse tallje me fatet e një kombi është të flasësh për grurin? Je duke folur si një antagoniste pa logjikë. S’ke logjikë fare, as për pasuritë e popullit. Kërcen degë më degë.

Harxhi: Jo, jo ky është Ballkani i Hapur.

Pëllumbi: Shiko se na përmende 100 fshatrat. Ça di ti për fshatin e fermerët shqiptarë. Ju impenjoheni vetëm si të nxirrni nga varri një njeri dhe i harroni hallet e shqiptarëve.

Harxhi: Fjalim shumë i bukur, më kujton Enver Hoxhën. Po e derdhni qumështin rrugëve të Shqipërisë. E shkatërruat ekonominë?Shqiptarët po shpërngulen sepse Ballkani i Hapur po mbyll të gjitha fermat.

Pëllumbi: Kush i shkatërroi fermat, kush prishi çdo gjë që ishte komuniste? Ju na tregoni ne shkatërrimin e shqiptarëve.

Harxhi: Koha më e ndritur e shqiptarëve ka qenë 2005-2013

Sondazh

Poll