Bota

Dy drejtuesit e Facebook-ut rus humbin jetën në një aksident në Arktik

Zëvendës CEO i medias sociale ruse VK Vladimir Gabrielyan, 39 vjeç, dhe menaxheri i blerjeve Sergey Merzlyakov, 44 vjeç, humbën jetën pasi tentuan që të kalonin lumin Bolshoy Bugryanets.

8 Qershor 2022, 10:49 Nga j.c
Dy drejtuesit e Facebook-ut rus humbin jetën në një aksident
Vladimir Gabrielyan dhe Sergey Merzlyakov

RUSI- Dy drejtues të lartë në një platformë të mediave sociale të quajtur Facebook i Rusisë u gjetën të vdekur pasi mjeti i tyre lundrues u përmbys në një lumë në Arktik.

Sipas Daily Mail, zëvendës CEO i medias sociale ruse VK Vladimir Gabrielyan, 39 vjeç, dhe menaxheri i blerjeve Sergey Merzlyakov, 44 vjeç, humbën jetën pasi tentuan që të kalonin lumin Bolshoy Bugryanets në Distriktin Autonom Nenets të Arkhangelsk në Rusinë veriore.

Rryma e lumit përmbysi automjetin e tyre dhe më pas e përplasi me shkëmbinj. Besohet se dyshja ka dalë nga automjeti por për shkak të temperature nën zero gradë Celsius nuk kanë mundur të mbijetojë.

Dy drejtuesit e Facebook-ut rus humbin jetën në një aksident
Automjeti me të cilin po udhëtonin

Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e tyre në breg të lumit. Gruaja e Gabrielyan, Elena dhe e dashura Sergey Olsevich, të cilat po i ndiqnin Gabrielyan dhe Merzlyakov me një ATV të dytë i cili u përmbys gjithashtu nga rryma e lumit por fatmirësisht ato i mbijetuan.

Dy drejtuesit e Facebook-ut rus humbin jetën në një aksident
Trupat e pajetë

Detajet janë ende të pakta dhe ka shumë dyshime se ishte thjesht një aksident duke përfshirë dhe ngjarjet e tjera që përfshinin liderë të tjerë rusë, si vdekja e Andrei Krukoëski, menaxher i një fshati turistik të Gazprom, i cili ra nga një shkëmb në Soçi në fillim të majit.

Sondazh

Poll