Bota

Refuzoi të mbështeste pushtimin e Ukrainës, arratiset kryerabini i Moskës

Ajo gjithashtu shpjegoi se ata u larguan dy javë pasi nisi pushtimi rus në Ukrainë, ndërkohë sipas saj ata kën në Hungari.

8 Qershor 2022, 09:36 Nga DOSJA
Refuzoi të mbështeste pushtimin e Ukrainës, arratiset kryerabini
Pinchas Goldschmidt

UKRAINË- Kryerabini i Moskës, Pinchas Goldschmidt është laguar nga Rusia pasi ishte nën presion nga autoritetet ruse për të mbështetur pushtimin e Ukrainës, por ai refuzoi ta bënte këtë.

Sipas La Repubblica, kjo u bë e ditur nga Avital Chizhik-Goldschmidt, një gazetare në Shtetet e Bashkuara dhe nusja e djalit të autoritetit fetar hebre.

"Më në fund mund t’ua bëj të ditur të gjithëve se vjehrrit e mi janë vënë nën presion nga autoritetet për të mbështetur publikisht ‘operacionin special’ në Ukrainë dhe kanë refuzuar ta bëjnë këtë"-shkruajti ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Ajo gjithashtu shpjegoi se ata u larguan dy javë pasi nisi pushtimi rus në Ukrainë, ndërkohë sipas saj ata kën në Hungari.

"Ata ikën në Hungari dy javë pas pushtimit rus dhe tani janë në mërgim nga komuniteti që ata donin, ndërtuan dhe rritën fëmijët e tyre për më shumë se 33 vjet," -shkruan Chizhik-Goldschmidt.

Sondazh

Poll