Bota

FT- Imazhe satelitore të shkatërrimit masiv në dy qytete të mëdha në Ukrainë

Shihen zonat e gjelbëruara që janë bërë me gropa nga predhat e shumta që kanë rënë

8 Qershor 2022, 09:21 Nga d.d
FT- Imazhe satelitore të shkatërrimit masiv në dy qytete të
Foto ilustruese

UKRAINË-Kompania amerikane Maxar Technologies, ka publikuar disa imazhe satelitore të dy qyteteve ukrainase Rubizhne dhe Severdonetsk, të cilat janë shkatërruar nga luftimet.

Bombardimet dhe granatimet e vazhdueshme mes forcave ukrainase dhe atyre ruse kanë bërë që pjesë të këtyre dy qyteteve të shkatërrohen plotësisht. Ajo që i shkatërroi më së shumti ishte pikërisht artileria ruse.

Sipas mediave të huaja, në imazhet satelitore tregohet se dhjetëra ndërtesa në veri të Severodonetskut, janë shkatërruar nga sulmet ushtarake.Gjithashtu shihet se zonat e gjelbëruara janë bërë me gropa nga predhat e shumta që kanë rënë.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy iu referua Severdonetsk dhe fqinjëve të tij përtej lumit, Lysychansk, si "qytetet e vdekura" të shkatërruara nga sulmet ruse dhe pothuajse të zbrazura nga civilët.

Severodonetsk, është një qytet kyç për planin e Rusisë pasi pushtimi i tij do të hapte rrugën për në Kramatorsk, qyteti kryesor i Donetsk. Të paktën 70 për qind e Severodonetsk raportohet të jetë nën kontrollin rus.

Ura kryesore e hyrjes në Severodonetsk është shkatërruar, kjo dëshmon për vështirësitë dhe rrezikun në Ukrainë.

Sondazh

Poll