Aktualitet

Shqiptari terrorizon fqinjët në Greqi, thyen derën e qëllon me armë: Më përdhunuan gruan

Ai pretendonte se i kishin përdhunuar bashkëshorten, e cila ndodhej prej dy ditësh e shtruar në spital pasi po sillte në jetë fëmijën e tretë.

8 Qershor 2022, 09:27 Nga DOSJA
Shqiptari terrorizon fqinjët në Greqi, thyen derën e qëllon
Greqi

GREQI- Perspni që terrorizoi me armë pallatin ku banonte në Greqi, një ditë më parë është shqiptar. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka thyer derën e është futur duke qëlluar me armë zjarri e duke terrorizuar fqinjët në Finikas, Selanik. Ai pretendonte se i kishin përdhunuar bashkëshorten, e cila ndodhej prej dy ditësh e shtruar në spital pasi po sillte në jetë fëmijën e tretë.

Fqinjët lajmëruan policinë dhe pas kontrollit në shtëpinë e shqiptarit u gjetën 23 kilogramë kanabis, 1200 gramë kokainë, si dhe 16 mijë euro. Gjithashtu u konfiskua edhe pistoleta e përdorur nga 32-vjeçari i arrestuar. Policia ka vënë në pranga edhe vëllain e tij 29-vjeçar. Dy të arrestuarit do të dalin para prokurorisë.

Sondazh

Poll