Bota

Media serbe “nxjerr zbuluar” Vuçiçin, si shkuan miliona euro për mediat gjatë fushatës presidenciale

Sa i përket shtypit të shkruar, gazeta Kurir është “pasuruar” më së shumti në fushatë, me rreth 132 mijë euro, ndërsa është në vendin e dytë për nga shuma e parave të marra nga ekipi i Vuçiçit, Informer me rreth 114 mijë.

8 Qershor 2022, 08:56 Nga j.c
Media serbe “nxjerr zbuluar” Vuçiçin, si shkuan
Aleksander Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç shpenzoi 5.9 milionë euro për mediat gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale. Në bazë të një pasqyre të raportit për kostot e fushatës zgjedhore për Agjencinë Kundër Korrupsionit është zbuluar se televizioni serb TV Pink ka marrë 1.5 milionë euro nga shuma totale.

Sipas medias serbe Danas, në burimet e saj jozyrtare ka zbuluar gjithashtu se Radiotelevizioni serb ka fituar 662 mijë euro, ndërsa TV Prva është “i treti” me 651 mijë euro. Agjencia e Reklamave në Media mblodhi 586,000 euro nga fushata presidenciale e Vuçiçit, dhe Happy TV 205,000 euro.

Ndërkohë B92 ka fituar 154 mijë euro, ndërsa Studio B 99 600 euro. Kjo do të thotë se presidenti Vuçiç ka shpenzuar rreth katër milionë për promovimin e tij në televizion.

Sa i përket shtypit të shkruar, gazeta Kurir është “pasuruar” më së shumti në fushatë, me rreth 132 mijë euro, ndërsa është në vendin e dytë për nga shuma e parave të marra nga ekipi i Vuçiçit, Informer me rreth 114 mijë.

Gazeta Srpski Telegraf nga zgjedhja e Vuçiçit për president ka fituar 82.300 euro, ndërsa gazeta Blic 58.500 euro. Nga ana tjetër Gazeta Alo ka “fituar” rreth 35 mijë e 800 euro. Kjo do të thotë se shifra e përgjithshme që ekipi i presidentit të rizgjedhur të Serbisë ka investuar për promovimin e tij në median e shkruar është 422 mijë euro.

Sondazh

Poll