Aktualitet

Shqiptarja u vra dhe u tërhoq zvarrë drejt lumit, autopsia: Një plumb e mori në ballë

32-vjeçari Daniele Bedini i arrestuar si autor prej mëngjesit e djeshëm po hetohet për vdekjen e Nevila Pjetrit

8 Qershor 2022, 08:45 Nga A.B
Shqiptarja u vra dhe u tërhoq zvarrë drejt lumit, autopsia: Një
Nevila Pjetri dhe Leonard Marku

ITALI- Është zbardhur autopsia për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri dy ditë më parë në Itali, nga autori i dyshuar Daniele Bedini me precedentë penalë për grabitje dhe i akuzuar për dy vrasje të zbuluara në zonën e Sarzana, në një hark kohor prej 24 orësh.

Mediat italiane raportojnë se 35 vjeçarja shqiptare u vra me dy të shtëna me pistoletë të kalibrit 22 në kokë. Mjekja ligjore Susanna Gamba konstatoi rezultatin e autopsisë. Gjuajtja e parë është qëlluar në ballë, tjetra pas veshit të majtë. Ende mbetet për t’u sqaruar nëse vrasja ka ndodhur në vendin ku është gjetur kufoma apo diku tjetër.

32-vjeçari Daniele Bedini i arrestuar si autor prej mëngjesit e djeshëm po hetohet për vdekjen e Nevila Pjetrit, e cila u gjet e vrarë orët e para të së dielës në shtratin e lumit Parmignola në Marinella di Sarzana.

Sondazh

Poll