Aktualitet

Policia i gjen “arsenal” pajisjesh për grabitje, arrestohet 16-vjeçari shqiptar në Greqi

Gjithçka nisi kur Policia mori denoncimin se një bandë e paarmatosur po grabiste të mitur në zonën e Pagratit.

7 Qershor 2022, 18:40 Nga DOSJA
Policia i gjen “arsenal” pajisjesh për grabitje, arrestohet
Arsenali i sekuestruar

GREQI- Një i mitur, vetëm 16 vjeç kishte në shtëpinë e tij një arsenal të vogël armësh. Policia e Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës kontrolloi shtëpinë e të riut shqiptar dhe gjeti:- shufër hekuri, - çekiç hekuri, - thikë zvicerane, - kaçavidë, - kapuç me fytyrë të plotë, - një palë doreza me vijë kocke, - celular.

Gjithçka nisi kur Policia mori denoncimin se një bandë e paarmatosur po grabiste të mitur në zonën e Pagratit. Sipas mediave greke, banda iu grabiste para dhe celularë.

Policia i gjen “arsenal” pajisjesh për grabitje, arrestohet
Arsenali i sekuestruar

Goditja e fundit që ata i dhanë ishte shkurtin e kaluar, kur u grabitën dy 14-vjeçarë. Policia e ka lokalizuar 16-vjeçarin në Glyfada mëngjesin e së shtunës së kaluar dhe e ka arrestuar ndërsa është në kërkim të dy anëtarëve të tjerë të bandës.

 

Sondazh

Poll