Bota

Buzhala: LVV janë mashtrues, po mundohen t’i hedhin hi syve të publikut

Durmishi, gjatë emisionit “Debat Plus”, ku po diskutohet për publikimet e Buzhalës lidhur me një aferë korruptive të ryshfetit, e cila është dëshmuar në një audi-përgjim, ka thënë se ministria e Infrastrukturës nuk ka kontratë me kompaninë “Infratek”.

6 Qershor 2022, 22:49 Nga DOSJA
Buzhala: LVV janë mashtrues, po mundohen t’i hedhin hi syve të
Berat Buzhala

KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala i ka quajtur përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje mashtruesa. Kjo sepse sipas tij, ata po mundohen tu hedhin hi syve publikut. Durmishi, gjatë emisionit “Debat Plus”, ku po diskutohet për publikimet e Buzhalës lidhur me një aferë korruptive të ryshfetit, e cila është dëshmuar në një audi-përgjim, ka thënë se ministria e Infrastrukturës nuk ka kontratë me kompaninë “Infratek”.

Ministria jonë nuk ka kontrat me kompaninë Infratek. Si mund t’ia shkëputim kontratën dikujt me të cilin nuk kemi kontratë. Buzhala ose qëllimshëm po manipulon ose nuk e kupton këtë çështje. Në emër të të drejtës së autorit për cdo ndryshim në projekt kërkohet aprovim i kompanisë projektuese, pr anuk ka kontratë me ta”, ka thënë Durmishi.

Ndërsa kësaj i është përgjigjur Buzhala me nënqeshje.

“Po qeshi, sepse janë mashtrues por të cekët, po duan t’i hedhin hi syve publikut”, ka thënë ai.

Emri i Florent Ramqajt, këshilltar i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu është ndërlidhur me një aferë korruptive.

Sipas Buzhalës, përgjimi dëshmon se si një përfaqësues i kompanisë private të projektimeve ndërtimore, “Infratek”, e cila është në pronësi të dajës së këshilltarit Ramqaj, kërkon ryshfet nga një përfaqësues i një biznesi tjetër privat për dorëzimin e një raporti pranë Ministrisë së Infrastrukturës për punët e kryera për një projekt rrugor.

Buzhala ka deklaruar, se kur ministria e Transportit ka kërkuar projekt të rrugës Dollc-Gjakovë, në kohën e Pal Lekajt, projektin e ka fituar “Infratek”.

“Çka parasheh ligji për autorin e projektit? Çdo ndryshim eventual në projekt, duhet të shkojë autori që t’i thotë këtë ke të drejtë ose nuk ke të drejtë ta bësh. Pa këtë email, emri është Veton Jahja, pa këtë email ministria nuk i aprovon punët shtesë. Hysen Durmishi në do le t’i thotë kontratë, ose marrëveshje ose le të manipulojë me terma të ndryshëm, pa email-in e Infratek-ut, nuk munden t’i jepen paratë kur kryejnë punë të tjera” ,ka thënë Buzhala.

Sondazh

Poll