Art&Argëtim

I shkatërruar ekonomikisht dhe i mbytur në borxhe, William Levy në gjendje të keqe, nuk i japin më as role

25 Korrik 2019, 15:53 Nga DOSJA
I shkatërruar ekonomikisht dhe i mbytur në borxhe, William Levy

MEKSIKË– Një prej figurave më të dashur të publikut shqiptar, aktori meksikan William Levy duket se është në një gjendje shumë të keqe ekonomike.

Telemundo.com ka publikuar materiale që tregojnë se aktori është vërtetë në telashe të mëdha dhe i dëshpëruar për një punë.

Ai është aq shumë i zhytur në borxhe aq sa ka hequr dorë prej vilës dhe super makinave të tij në Florida. Gjithashtu një tjetër shtëpi e tij që kishte filluar të rikonstruktohej është lënë në mes. Madje thuhet se ka një borxh prej 2 milionë dollarësh të pa paguara që prej vitit 2017.

Tashmë aktori duhet ta harrojë edhe Hollywood-in pasi edhe pse e provoi ai dështoi që të gjente një punë stabël atje.

Por sërish në Meksikë pëlqehet shumë, megjithatë Telemundo nuk është i gatshëm që të paguajë një lumë parash për të duke i ofruar vetëm një rol dytësor.

Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, gruaja e tij, Elizabeth Gutierrez, ka një padi në proces për një borxh prej 59 mijë dollarë (më shumë se 1 milion pesos) për një hua bankare.

Disa vite më parë, William Levy u konsiderua si një nga aktorët më të njohur në Meksikë. Në sajë të talentit të tij, prodhuesi Carla Estrada i dha mundësinë për të hyrë në televizion meksikan duke marrë pjesë në produksione të suksesshme dhe duke thyer vetëm rekorde.

Marrë nga Telemundo

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz william levy william levy ne borxhe william levy william levy ne borxhe

Sondazh

Poll