Art&Argëtim

Rozana Radi nuk ndjek asnjë nga VIP-at shqiptarë në Instagram, kolegët i ankohen në inbox

25 Korrik 2019, 12:17 Nga DOSJA

TIRANË- Këngëtarja  dhe moderatorja e njohur Rozana Radi është një prej emrave më të dashur të showbizzit shqiptar. Por kohët e fundit mesa duket i paska ndodhur diçka jo e mirë me rrjetet sociale duke e futur në sherr edhe me koleget dhe mikeshat e saj.

Ka rezultuar që këngëtarja nuk ndejk në Instagram asnjë nga rrethi i saj shoqëror, dhe ka qenë Fjolla Morina e para ajo që i është ankuar.

Rozana ka postuar bisedën me Morinën e cila i ka dërguar një mesazh Rozanës duke e pyetur se pse nuk e ndjek në Instagram.  Ndërkohë as vet Radi nuk ka qenë në dijeni të kësaj çfarë po i ndodhte me llogarinë  e saj në Instagram dhe i thotë se: “Se di ça u bë. M’kan iku gjysma e njerëzve. E më del aty sikur kam bo unë veç kinez. Se di ça u bë valla.”

“Miq, mikesha, kushërinj etj etj… Kam që të enjten e shkuar që kam problem me insta. Me pak fjalë në instagramin tim dalin që unë ndjek të gjithë Kinezët Aziatikët e botës (jo ata mua) dhe nuk ndjek me miqt e mi. Ose si kam fare ose i kam bllok ose nuk më kanë por nuk më shikojnë asnjë postim që unë bëj në story apo tek muri. Me sa më shpjeguan kjo ndodh kur merr në aplikacion e të kërkon të vendosësh të dhënat e inst tënd personal mund të të futen tek insta yt. Kujdes mos jepni të dhënat e inst tuaj ne keto aplikacione qe merrni. Ps Fjolla Morina ti dhe shumë miq të tjerë nuk preferoni kuzhinën kineze ndaj s’ju kam”, ka shkruar Rozana.

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz rozana radi bllokon miqte ne instgram te dhenat e instagramit rozana radi bllokon miqte ne instgram te dhenat e instagramit

Sondazh

Poll