Art&Argëtim

Shkaktari i vetëm i ngrohjes globale është dora e njeriut

25 Korrik 2019, 12:42 Nga DOSJA
Shkaktari i vetëm i ngrohjes globale është dora e njeriut

TIRANË- Ndërkohë sipas një studimi, ka rezultuar që njerëzit janë ata që po e shkaktojnë ngrohjen globale, gjithesei autori i këtij studimi sugjeron që është e nevojshme edhe një hulumtim i veçantë për të sqaruar dyshimet e mbetura.

Tre studimet e botuara në “Nature and Nature Geoscience” kanë përdorur të dhëna të gjera historike për të treguar se kurrë nuk nuk ka ndodhur që gjatë 2,000 viteve të fundit të ketë ndryshime kaq të shpejta të temperaturës sa në dekadat e fundit.

Por të tre studimet përdorën rindërtimet e bazuara në 700 vitet e fundit, për të mësuar mbi temeperaturën, si pemët, akulli dhe lloje të tjera bimësh nga të gjitha kontinentet që tregojnë se asnjë nga këto ndryshime nuk kanë kanë ndodhur në të gjithë globin.

Për shembull, Periudha e Akullnajave arriti pikën e saj ekstreme në shekullin e 15-të në Oqeanin Paqësor,  në shekullin e 17-të në Evropë, thotë një nga studimet. Ky lokalizim është dukshëm shumë ndryshe që nga fundi i shekullit të 20-të, kur të dhënat janë duke humbur vit pas viti për pothuajse të gjithë globin, duke përfshirë edhe valën e nxehtësisë evropiane të kësaj vere.

Autorët thonë se kjo thekson se si ngrohja e pazakontë globale është bërë në vitet e fundit si rezultat i emetimeve industriale.

“Nuk ka mbetur asnjë dyshim, siç është treguar gjerësisht në shumë studime të tjera që trajtojnë shumë aspekte të ndryshme të sistemit të klimës duke përdorur metoda të ndryshme dhe grupe të të dhënave”, tha Stefan Brönnimann nga Universiteti i Bernës.

Marrë dhe përshtatur nga Theguardian

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete ngrohja globale njeriu shkaktari ngrohjes globale ngrohja globale njeriu shkaktari ngrohjes globale

Sondazh

Poll