Art&Argëtim

Studenti i biologjisë zbulon kafkën 65 milionë vjeçare “Triceratops” në Kaliforni

25 Korrik 2019, 13:07 Nga DOSJA

KALIFRORNI – Një student në degën e biologjisë në universitetin e Kalifornisë ka zbuluar kafkën 65 milion vjeçare në bregdetin e Dakotës së Veriut.
“Nuk mund ta shpreh se sa shumë jam emocionuar në atë moment kur zbuluam kafkën,” tha Harrison Duran.

“Unë kam qenë i obsesionuar me dinosaurët që kur isha fëmijë, kështu që ishte një punë shumë e madhe për mua”.– u shpreh kështu studenti të mërkurën në një njoftim për Universitetin ku studion.

Dakota e Veriut është pjesë e formimit Hell Creek, dhe kjo zonë është një thesar për gjetjen e fosileve. Formimi i shkëmbinjve përfshin katër shtete, Montana, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut dhe Wyoming.

Fosilet datojnë në periudhën e vonshme të Kretakut, 65 milionë deri në 70 milionë vjet më parë, dhe u zbuluan në vitin 1902 nga paleontologu Barnum Brown.
Duke ditur historinë e zonës, Duran u nis për një gërmim dyjavor i shoqëruar nga Michael Kjelland, një ekskavator me përvojë dhe profesor në Universitetin Shtetëror Mayville në Dakotën e Veriut. Ata u takuan më parë në një konferencë dhe u bënë shumë miq, ndërsa lidheshin me pasionin e tyre për dinozaurët.


Vitin e kaluar Kjelland, gjeti një tjetër kafkë Triceratops po në të njëjtën zonë që ku gjetën dhe kafkën 65 milionë vjeçare.

Marrë dhe përshtatur nga CNN
A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture kaliforni studenti i biologjise universiteti i kalifornise zbulohet kafka 65 milion vjecare kaliforni studenti i biologjise universiteti i kalifornise zbulohet kafka 65 milion vjecare

Sondazh

Poll