Bota

SHBA do të furnizojnë me naftë Europën, pritet ulje e çmimit të karburanteve

Dy kompanitë europiane të naftës, ajo italiane ENI dhe ajo spanjolle REPSOL, pritet të fillojnë transportin e naftës nga Venezuela në korrik.

5 Qershor 2022, 22:56 Nga j.c
SHBA do të furnizojnë me naftë Europën, pritet ulje e
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara kan njoftuar se do të lejojnë dy kompani europiane të naftës (ENI dhe REPSOL) të importojnë naft nga Venezuela. Qëllimi i kësaj lëvizjeje të Uashingtonit është të kontribuojë me naftën e Venezuelës në pavarësinë më të shpejtë të Europës nga Rusia.

Sipas Proto Thema, kjo strategji do të mbulojë një pjesë të humbjeve që vijnë nga embargoja ndaj naftës ruse, e vendosur së fundmi nga Bashkimi Europian. Transporti i naftës venezueliane do të jetë pjesë e shlyerjes së borxheve të Karakasit dhe është një lëvizje simbolike, e cila shënon një kthesë të SHBA-së dhe Perëndimit drejt qeverisë së presidentit socialist Nicolas Maduro.

Duke qenë se sasia e naftës që do të lejohet të transportojnë dy kompanitë europiane nuk janë shumë të mëdha edhe ndikimi i zhvillimit në çmimet botërore të naftës nuk do të jetë shumë i madh. Dy kompanitë europiane të naftës, ajo italiane ENI dhe ajo spanjolle REPSOL, pritet të fillojnë transportin e naftës nga Venezuela në korrik. Rreth 70% e shitjeve të naftës të Venezuelës sot shkojnë në rafineritë e Kinës.

Sondazh

Poll