Bota

Ramush Haradinaj rizgjidhet në krye të AAK

Bytyqi shkuan se me Haradinajn kryetar, partia po forcohet çdo ditë e më shumë.

5 Qershor 2022, 23:04 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj rizgjidhet në krye të AAK
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi. Në një postim në Facebook, Bytyqi shkuan se me Haradinajn kryetar, partia po forcohet çdo ditë e më shumë.

“Kuvendi i IX Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u përmbyll sot me zgjedhjen kryetar të degës, liderin e pashoq, Ramush Haradinaj. Jemi krenarë që me kryetarin Haradinaj, Aleanca po forcohet çdo ditë e më shumë, me vizion të qartë për të ardhmen e me bashkëpunëtorë që japin gjithë potencialin e tyre në zhvillimin e vendit tone”, shkruhet në postim.

Sondazh

Poll