Bota

'Kam vrarë vëllain tim'/ Krim brenda familjes në Greqi, autori vetëdorëzohet në polici

Krimi brutal ndodhi në banesën në rrugën Kavtatzoglou 15 në Patisia.

5 Qershor 2022, 14:40 Nga DOSJA
'Kam vrarë vëllain tim'/ Krim brenda familjes në Greqi,
Policia greke

GREQI- Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Patisisë, ku një 59-vjeçar ka vrarë vëllain e tij 69-vjeçar. Protothema raporton se Patision ka rrëfyer vrasjen ndaj vëllait të tij.

“Kam ardhur të dorëzohem sepse kam vrarë vëllain tim”, i tha ai policisë, pa dhënë detaje mbi arsyet e krimit të rëndë. 59-vjeçari u cilësua si person problematik.

Krimi brutal ndodhi në banesën në rrugën Kavtatzoglou 15 në Patisia. Viktima u gjet i masakruar me thikë në gjoks. 

Sondazh

Poll