Ishulli i Sazanit digjet, Meta nga Turqia: Ndërhyni nga ajri, mos të përsëritet situata e verës së kaluar
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për ndërhyrje për shuarjen e flakëve që kanë pushtuar i...
Vetëm 4 ditë para grabitjes, më 5 maj, Gurraj shkoi me makinë para bankës dhe krijoi një situatë. Ai bëri sikur makina i ishte prishur dhe vëzhgoi lëvizjet jashtë bankës. Të nesërmen u vesh si polic dhe bëri të njëjtin veprim.
KOPLIK- Grabitja e bankës së nivelit të dytë në Koplik ka nisur të planifikohet që në fillim të muajit mars. Dy muaj para se të ndodhte ngjarja, 22-vjeçari Bekim Gurraj vodhi makinën Golf 3 të një peshkatari në liqenin e Shkodrës. Peshkatari e kishte futur makinën kontrabandë nga Mali i Zi dhe e mbante të paregjistruar vetëm për peshkim. I riu ishte në dijeni të kësaj gjëje dhe ia grabiti, i ndërroi ngjyrën dhe e mbajti të parkuar në fshatin Aliaj të Malësisë së Madhe, por larg banesës së tij.
Vetëm 4 ditë para grabitjes, më 5 maj, Gurraj shkoi me makinë para bankës dhe krijoi një situatë. Ai bëri sikur makina i ishte prishur dhe vëzhgoi lëvizjet jashtë bankës. Të nesërmen u vesh si polic dhe bëri të njëjtin veprim.
Ndërsa më 9 maj, u hodh në veprim së bashku me djemtë e dajës së tij Admir e Armir Shabaj. Të veshur me maskën ‘Scream’ nga filmi i frikshëm për Hallouin, të tre u futën në mesditë në bankë, vetëm një orë para se të mbyllej turni. Gurraj mblodhi punonjësit e mbajti peng pranë derës teksa u drejtonte kallashnikovin, ndërsa dy vëllezërit mbushën çantat me para. Brenda pak minutave, ata dalin nga banka me rreth 18 milionë lekë, por në derë i pret policia. Një makinë e Policisë së Shtetit shihet se ndalon para mjetit të grabitësve e tenton tu bllokojë rrugën. Por, duke parë se ata ishin të armatosur, stepet. Gjithsesi, nga efektivi në fjalë duket se ka munguar edhe njoftimi i kolegëve, pasi grabtësit largohen të qetë.
Ata djegin mjetin me të cilin kryen grabitjen dhe arrijnë t’i marrin një qytetari makinën. Personin në fjalë e zbresin nga mjeti duke i drejtuar armën dhe largohen, duke qenë të sigurtë që policinë nuk do ta kishin pas. Sot të tre janë vënë në pranga, por ku shkuan paratë. Të rinjtë kanë rrëfyer para grupit hetimor se paratë e grabitura i shpenzuan në jetën e natës, në klube dhe restorante.
Shkoni pamjet e plota:
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për ndërhyrje për shuarjen e flakëve që kanë pushtuar i...
Helikopter VLORË- Periudha e zjarreve ka nisur! Sot, për të dytën herë brenda disa ditëve ishulli i Sazanit është p...
Trafik, Lezhë LEZHË- Thuajse të gjithë qytetarët që kanë zgjedhur të frekuentojnë plazhin e Shëngjinit k&...
Makina në Lanë TIRANË- Një makinë e llojit “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anësoret ...
Zjarri në Sazan VLORË- Zjarri në ishullin e Sazanit ka dalë totalisht jashtë kontrollit. Mësohet se 40 ushtarë të&n...
Foto Ilustruese VLORË- Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarje e r&...
Makina e policisë së Shtetit (majtas); makina e grabitësve (djathtas) MALËSI E MADHE- Pamjet e plota të grabitjes së bank&eum...
Zjarri në ishullin e Sazanit VLORË- Një zjarr masiv ka përfshirë ishullin e Sazanit prej mesditës së sotme, për her...
Bekim Gurraj SHKODËR- Personi që po shikoni është Bekim Gurraj, 22-vjeçari i vënë në pranga pasi akuzohet se ka g...
Tiranë-Durrës TIRANË- Policia Rrugore e Tiranësu bën apel automjeteve që kthehen në kryeqytet nga rreth që të ...