Bota

FOTO/ Përfshihet nga zjarri periferia e Athinës, flakët demtojnë disa shtëpi, evakuohen banorët

Një zjarrfikës ka deklaruar se banorët janë detyruar të evakuohen pasi zjarri kërcënoi shtëpitë dhe linjat e energjisë.

5 Qershor 2022, 13:42 Nga DOSJA
FOTO/ Përfshihet nga zjarri periferia e Athinës, flakët
Zjarr në Athinë

GREQI- Një zjarr i egër doli jashtë kontrollit në periferi të Athinës, duke dëmtuar shtëpi dhe makina. I nxitur nga erërat e forta, flakët u përhapën shpejt në shpatet e malit Hymettus, duke krijuar re të dendura tymi mbi periferitë jugore.

Sipas Reuters, një zjarrfikës ka deklaruar se banorët janë detyruar të evakuohen pasi zjarri kërcënoi shtëpitë dhe linjat e energjisë.

"Erërat janë shumë të forta, kemi dëme në disa shtëpi dhe disa makina, por pa të lënduar”, thane autoritet greke.

Mbrojtja Civile Greke lëshoi një apel urgjent përmes SMS për njerëzit që të largoheshin nga Ano Voula dhe zonat përreth, pasi flakët u përhapën në disa metra larg shtëpive. Autoritetet e mbrojtjes civile filluan gjithashtu evakuime paraprake në disa pjesë të Glyfada rreth 20 kilometra nga qendra e Athinës.

FOTO/ Përfshihet nga zjarri periferia e Athinës, flakët

Më shumë se 100 zjarrfikës të ndihmuar nga gjashtë avionë zjarrfikës dhe katër helikopterë luftuan zjarrin që filloi pas mesditës në Glyfada.

"Atmosfera është mbytëse, kemi vështirësi në frymëmarrje”,- tha Giorgos Papanikolaou, kryetari i bashkise se Glyfada. Greqia përjetoi valën e saj më të ashpër të të nxehtit në dekada verën e kaluar për të cilën autoritetet fajësuan ndryshimet klimatike gjatë së cilës zjarret shkatërruan më shumë se 100,000 hektarë pyje dhe tokë bujqësore.

Sondazh

Poll