Aktualitet

Ishulli i Sazanit digjet, Meta nga Turqia: Ndërhyni nga ajri, mos të përsëritet situata e verës së kaluar

Ai shton se duhet angazhimi i plotë të strukturave vendore dhe qendrore për lokalizimin e flakëve dhe fikjen e tyre në kohë sa më të shkurtër.

5 Qershor 2022, 20:06 Nga F.M
Ishulli i Sazanit digjet, Meta nga Turqia: Ndërhyni nga ajri, mos të
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për ndërhyrje për shuarjen e flakëve që kanë pushtuar ishullin e Sazanit këtë të dielë. I ndodhur në Turqi, përmes një reagimi zyrtar, Meta kërkon që të ndërhyhet nga ajri. Ai shton se duhet angazhimi i plotë të strukturave vendore dhe qendrore për lokalizimin e flakëve dhe fikjen e tyre në kohë sa më të shkurtër. Meta shton se nuk duhet lejuar që të përsëritet situata e verës së kaluar.

Reagimi i plotë:

Po ndjek me vëmendje situatën e përhapjes së zjarreve në zonën e Vlorës, veçanërisht në Ishullin e Sazanit. Me qëllim parandalimin e përhapjes së vatrave të zjarrit, që të mos përsëritet situata si në verën e kaluar, kërkoj angazhimin e plotë të strukturave vendore dhe qendrore për lokalizimin dhe fikjen e tyre në kohë sa më të shkurtër. Duke vlerësuar parashikimet e Institutit të Gjeoshkencës për një verë të nxehtë, me temperatura shumë të larta, bëj thirrje për vënien në gadishmëri të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkive në të gjithë Shqipërinë, për mbrojten civile, sidomos për angazhimin e flotës ajrore, për ndërhyrjen nga ajri për fikjen e vatrave të zjarrit në zona ku është e pamundur ndërhyrja në rrugë tokësore, siç është rasti i Ishullit të Sazanit. Njëherazi i nxis strukturat e pushtetit vendor për shtimin e vrojtuesve për të informuar në kohë dhe mbajtjen në gadishmëri të strukturave operacionale, për ndërhyrje të menjëhershme në përballimin e situatave të zjarrit gjatë muajve të verës. I ftoj të gjithë qytetarët për të kontribuar me informacione të shpejta në të gjithë territorin e vendit për çdo rast zjarri të konstatuar, në mënyrë që strukturat përgjegjëse të angazhohen në kohën e duhur për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Sazani ka marrë flakë këtë mesditë dhe vijon ende të jetë nën pushtetuin e zjarrit. Më shumë se 70 efektivë janë në dispozicion, por si mjete kanë vetëm degët e pemëve e për këtë arsye, nuk kanë munduar që të shuajnë flakët. Ndërhyrje nga ajri nuk ka, pasi helikopterët e Shqipërisë janë në servis.

Sondazh

Poll