Aktualitet

Zjarri në ishullin e Sazanit, MM jep alarmin: Rrezikohet shpërthim municionesh

61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar.

5 Qershor 2022, 21:02 Nga DOSJA
Zjarri në ishullin e Sazanit, MM jep alarmin: Rrezikohet shpërthim
Zjarri në Sazan

VLORË- Ministria e Mbrojtjes shprehet se ishulli i Sazanit rrezikon të kthehet në një vend të pushtuar nga shpërthimet. Kjo, sepse në atë vend ka shumë municione të pashpërthyera dhe se kontakti i tyre me nxehtësinë, nxit shpërthimin. Nga ana tjetër bëhet me dije se që prej mesditës së të dielës, 61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar për shuarjen e flakëve në ishull.

Njoftimi nga MM: Si pasojë e riaktivizimit të vatrës së zjarrit në zonën jugore të ishullit të Sazanit, që prej mesditës së të dielës, 61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar për shuarjen e flakëve në ishull.
Terreni dhe bimësia e dendur kanë vështirësuar tej mase ndërhyrjen e trupave, ndërkohë që si një ish-repart ushtarak, rrezik paraqesin dhe municionet e pashpërthyera.
Trupat në terren vazhdojnë përpjekjet edhe gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që janë marrë masa për zëvendësimin dhe shtimin e tyre.

Sazani ka marrë flakë këtë mesditë dhe vijon ende të jetë nën pushtetuin e zjarrit. Më shumë se 70 efektivë janë në dispozicion, por si mjete kanë vetëm degët e pemëve e për këtë arsye, nuk kanë munduar që të shuajnë flakët. Ndërhyrje nga ajri nuk ka, pasi helikopterët e Shqipërisë janë në servis.

Sondazh

Poll