Politike

Zgjedhja e Begajt si President, Peleshi: I bindur që do e mbrosh Kushtetutën

Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi ka uruar Begajn për zgjedhjen si dhe së është i bindur që do e mbrojë Kushtetutën.

4 Qershor 2022, 19:46 Nga DOSJA
Zgjedhja e Begajt si President, Peleshi: I bindur që do e mbrosh
Bajram Begaj dhe Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për zgjedhjen si President të Shqipërisë të Bajram Begajt. Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi ka uruar Begajn për zgjedhjen si dhe së është i bindur që do e mbrojë Kushtetutën.

Postimi i Plotë:

Urime të përzemërta Bajram Begajt në detyrën më të lartë, si President i Republikës së Shqipërisë. Pata kënaqësinë të punoja me gjeneralmajor Begajn si Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura dhe jam besimplotë që atë bashkëpunim të mirë do të vazhdojmë ta kemi edhe si President dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. I bindur se në krye të shtetit kemi zgjedhur një njeri me vlera qytetare, që do të dijë të mbrojë Kushtetutën dhe ligjin. Suksese Presidentit të ri të vendit!

Sondazh

Poll