Art&Argëtim

FOTOJA e ambulancës/ Shakira është keq, përfundon në spital pas tradhëtisë së Pique

Një media spanjolle ka publikuar pamje të ambulancës jashtë shtëpisë së këngëtares, e cila mendohet që të jetë shtruar në spitalin e Barcelonës me kriza ankthi.

4 Qershor 2022, 11:18 Nga DOSJA
FOTOJA e ambulancës/ Shakira është keq, përfundon në
Shakira

SPANJË- Shakira duket se nuk e ka përjetuar mirë lajmin për tradhëtinë e partnerit të saj, Gerard Pique. Një media spanjolle ka publikuar pamje të ambulancës jashtë shtëpisë së këngëtares, e cila mendohet që të jetë shtruar në spitalin e Barcelonës me kriza ankthi. Lajmi erdhi menjëherë pasi filluan të qarkullonin thashethemet se Gerard Pique dhe ylli i popit ishin në prag të ndarjes, ndërsa flitej edhe për një person të tretë. 

Sipas "Hola!", e cila citohet edhe nga Marca, këngëtarja kolumbiane mësohet se ka pësuar një krizë stresi, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 28 maj, pra pas kthimit të Shakira nga Festivali i Kanës. Madje, "Hola!" ka publikuar edhe një foto të një ambulance, e cila është ajo që ka transportuar Shakirën në spital.

FOTOJA e ambulancës/ Shakira është keq, përfundon në
Fotoja e ambulancës

Informacionet nga i njëjti burim bëjnë me dije se këngëtarja shoqërohej nga Gerard Pique, ndërsa prezentë e kanë dhënë familjarët e saj. Tradhtia e përfolur e Pique-s është nxjerrë në dritë nga "El Periódico", ndërsa disa nga raportimet thonë se Pique dyshohet se e ka tradhtuar me një 20-vjeçare. Revista Cuore foli për një bukuroshe bjonde që studion dhe punon si recepsioniste në klube dhe ambiente eventesh.

Shumë njerëz flasin për miqësinë e thjeshtë të Pique-s me vajzën e re, por ata i kanë parë shumë herë bashkë dhe është e vështirë të besohet se ata thjesht po dalin thjesht për të kaluar kohën e tyre. Ndërkohë që ka dhe dyshime se e ka tradhëtuar me mamanë e shokut të skuadrës, Gabi. Pique dhe Shakira nuk jetojnë më bashkë dhe këngëtarja kolumbiane ka marrë me vete të dy fëmijët e tyre, Milan dhe Sasha, e mesa duket është e vendosur për t'u ndarë. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll