Art&Argëtim

Merr drejtimin e një spektakli tjetër/Bora Zemani largohet nga "Përputhen"

Bora u shpreh se është shumë e emocionuar duke zbuluar se arsyeja është përfundimi i sezonit të “Për’puthen”

4 Qershor 2022, 08:55 Nga DOSJA

 

Merr drejtimin e një spektakli tjetër/Bora Zemani largohet nga
Bora Zemani

TIRANË- Moderatorja Bora Zemani,  nuk do të jetë më prezantuesja e emisionit të dashurisë “Për’puthen”. Burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se Bora nuk do ta drejtojë më këtë program.

Teksa ndodhej në studion e programit së bashku me autoren Olsa Muhametin dhe opinionistin Arjan Konomin, Bora u shpreh se është shumë e emocionuar duke zbuluar se arsyeja është përfundimi i sezonit të “Për’puthen.”

Në shtator Bora pritet të drejtojë programin “Dancing With the Stars”, ku thuhet se kryetar jurie do të jetë balerini, Ilir Shaqiri fituesi i Big Brother ViP.

Programi “Përputhen” do të vijojë të shfaqet sërish, por me një studio të re dhe mbi të gjitha me një prezantuese të re.

 

 

Sondazh

Poll