Art&Argëtim

“S'jam penduar për asgjë…”/ Beatrix Ramosaj: Donaldit dhe Borës iu uroj lumturi

Beatrix Ramosaj tregoi se periudhën post BBV, nuk e ka pasur të lehtë ta kalojë. Megjithatë, shtoi se në asnjë moment nuk do të ndryshonte asgjë lidhur me mënyrën sesi është sjellë dhe ç'ka thënë. 

3 Qershor 2022, 21:02 Nga DOSJA
“S'jam penduar për asgjë…”/ Beatrix Ramosaj:
Beatrix Ramosaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemani

TIRANË- Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë për lidhjen e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, me të cilin pati dhe një marrëdhënie dashurie në "Big Brother VIP". Në një intervistë për "Mirage", Beatrix Ramosaj tregoi se periudhën post BBV, nuk e ka pasur të lehtë ta kalojë. Megjithatë, shtoi se në asnjë moment nuk do të ndryshonte asgjë lidhur me mënyrën sesi është sjellë dhe ç'ka thënë. 

“Momentalisht ndihem me të vërtetë shumë në formë, e frymëzuar, shumë e qetë, shumë pozitive. Më është dashur patjetër kohë që të rigjeja veten sepse eksperienca që kam kaluar nuk ka qenë aq e lehtë jo vetëm për mua por edhe për të gjithë konkurrentët e tjerë. Është një lloj presioni që nuk mund të kalohet lehtë, se ne njerëz me mish e gjak jemi. Kur vjen puna tek gjërat që të përfshijnë emocionalisht je i mbyllur patjetër. Kam qenë shumë më fat që kam shumë njerëz të mirë që më rrethojnë, jam e rrethuar me dashuri. Jam munduar ta mbaj veten të angazhuar me projektet e reja,”– tha ajo për “Mirage.”

Pyetjes se a është penduar për ndonjë gjë në BBV, Beatrix Ramosaj iu përgjigj kështu: Nuk jam pishman. Fare nuk jam, çdo gjë që e bëj nëse e kam ndjerë në moment… Nuk ka asgjë për të qenë pishman nëse do e ktheja kohën pas e vetmja gjë që do i thoja vetes time do ishte që të mos kisha aq shumë frikë, ndoshta ta shijoja më shumë atë eksperincë. Ndryshe ndoshta nuk do të bëja asgjë. 

Ndërsa sa i përket ribashkimit të Bora Zemanit me ish të dashurin e saj Donald Veshaj, ajo iu uroi shumë urime. 

“Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëse ata kanë gjetur lumturinë atëherë edhe unë ua uroj,”– tha Beatrix, duke folur për herë të parë lidhur me këtë çështje. 

 

Sondazh

Poll