Art&Argëtim

A do të fejohet me DJ PM, Sarah: Ka ende kohë

Në një intervistë për T7 Sarah tha se udhëtimi ka shkuar shumë mirë dhe se janë kënaqur shumë.

3 Qershor 2022, 21:40 Nga DOSJA
A do të fejohet me DJ PM, Sarah: Ka ende kohë
Dj PM dhe Sarah Berisha

KOSOVË- Dy ish-banorët e Big Brother VIP, Pajtim Krasniqi i njohur si Dj Pm dhe blogerja Sarah Berisha kanë treguar se si shkoi pushimet e tyre jashtë shtetit së bashku. Në një intervistë për T7 Sarah tha se udhëtimi ka shkuar shumë mirë dhe se janë kënaqur shumë.

“Ishin pushimet tona të para jashtë vendit edhe jemi kënaqur shumë, çdo gjë ishte shumë mire na mbajti koha. Ishte hera e parë për mua që shihja Firenzen, ishte hera e parë për mua në stadium, ishim shumë mirë,” tha ajo.

Sa i përket pyetjes se kur do të fejohen, blogerja tha se është një temë që nuk e kanë diskutuar dhe as nuk kanë ndonjë plan momentalisht.

“Jo nuk e kemi diskutuar, as nuk do ta diskutojmë ende! Ka kohë për këtë pjesë”, tha Sarah.

Sondazh

Poll