Politike

'Meta është kaçak'/ Pse zgjodhi presidentin nga FA? Rama: Moisiu u bë shembull, do mbahet mend gjatë

Kryeministri Edi Rama tha se ka besim tek Begaj pasi Aleksandër Moisiu kishte vendosur një precendent të mirë.

3 Qershor 2022, 19:25 Nga DOSJA

'Meta është kaçak'/ Pse zgjodhi presidentin nga FA?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të sulmojë Ilir Metën, presidentin aktual duke thënë se nuk është komandant i Forcave të Armatosura, por kaçak. Në fjalën e tij para mediave jashtë selisë së Partisë Socialiste, Rama tha se ka besim tek Begaj pasi Aleksandër Moisiu kishte vendosur një precendent të mirë.

“Ilir Meta nuk është komandat është kaçak, këtu flasim për komandantë. Ky vend ka pasur kaçakë shumë të famshëm, ku përmendet edhe Ilir Meta, bashkë me Haxhi Qamilin. Nuk na intereson zoti Meta, kemi konsideruar me shumë respekt një numër kandidaturash që ishin në bllokun e fundit. 6 kandidatura. Kemi renditur aspekte që krijojnë diskutim ose debat. Eksperienca na tregon se në radhën e presidentëve që kemi pasur, ai që vinte nga kjo zonë, konsiderohet presidenti që mbahet mend për mirë, do mbahet mend shumë gjatë Alfred Moisiu. Kur u zgjodh ai shumë buzë u rudhën, por ai tregoi sesi duhet të jetë presidenti i republikës. Çfarë erdhi pas tij, ishte keq e mos më keq, në fund nuk kishte dhe më keq. Nëse i besojmë FA-ve, ata nuk zhgënjejnë përgjegjësisht,”-tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Ai është Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Begaj është propozimi i PS për president. Ai do votohet nesër në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota. 

 

Sondazh

Poll