Politike

Murrizi-Berishës: Duhet të hapet partia, s’fitohet vota me mesazhe

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar, Murrizi kritikoi procesin e zgjedhjes së Kryesisë, ku sipas tij vota ishte e orientuar duke bërë të zgjidheshin të gjithë përfaqësuesit e mëparshëm të Lulzim Bashës.

3 Qershor 2022, 19:13 Nga I.A
Murrizi-Berishës: Duhet të hapet partia, s’fitohet vota me
Muslim Murrizi

TIRANË- Myslim Murrizi ka kritikuar se zhvillimet brenda PD-së. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar, Murrizi kritikoi procesin e zgjedhjes së Kryesisë, ku sipas tij vota ishte e orientuar duke bërë të zgjidheshin të gjithë përfaqësuesit e mëparshëm të Lulzim Bashës.

 “Kam parë anëtar që kanë anatemuar procesin. Nëse fitohet vota nëpërmjet ëhatsapp jemi të pabesueshëm para demokratëve. Nëse e mendoni që 6 marsi na solli në pushtet unë them se nuk e kemi kaluar lumin. Sa nga të gjithë këta të votuarit nëpërmjet ëhataspp bëjnë atë që thotë Berisha. Janë të mirë, por për çfarë për miq apo krushq. Çfarë është kjo grykësi…Miq më thonë me Lulin dhe Gazin e keni pasur betejën ? Të shikojmë se si votoi ai Këshilli Kombëtar… Që qershia mbi tortë Bardh Spahia nuk u votëbesoka brenda këtij Këshilli Kombëtar. Nxirrni , bëni thirrje nesër për protestë, sa njerëz vijnë nga pas. Unë e di që ëndërroni të gjithë për parlament , lërini të flasin, pa lekë e kemi të folurën…Çfarë vlerë ka që je anëtar i Kryesisë pa votues”, tha Murrizi.

Sondazh

Poll