Politike

VD-Berisha këmbëngul: Dëshmitë e Dumanit faktojnë se qeveria është skllave e krimit

Berisha tha se bandat e dominojnë vendin dhe se zyrtarët e politikanët janë kthyer në skllevër të krimit.

3 Qershor 2022, 17:26 Nga F.M
VD-Berisha këmbëngul: Dëshmitë e Dumanit faktojnë se
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë është prova që Shqipëria është në duart e krimit. Nga selia blu, Berisha tha se bandat e dominojnë vendin dhe se zyrtarët e politikanët janë kthyer në skllevër të krimit.

“Sot Shqipëria është tërësisht në duart e krimit dhe vetëm ngjarjet e javës së fundi tregojnë se Shkodra, në Shkodër krimi dhe policia janë një. Krimi godet në çdo skaj të këtij qyteti, sikundër në çdo skaj të vendit. Dëshmitë e Dumanit, vrasësit serial të bandave të qeverisë që do të bëhen publike, faktojnë lidhjet e këtyre bandave me shtetin, me shtetin mafioz dhe dominimin e tyre. Këto dëshmi janë kryqëzuar me të dhënat e prokurorive të Beneluksit, Shqipëria, ministrat, drejtorët dhe shumë politikanë të saj rezultojnë skllevër të krimit. Ju e shihni se në mënyrë të papërmbajtur, shqiptarët shkasin çdo ditë e më thellë në varfëri e mjerim. Qeveria e Ramës kanë grabitur dhe plaçkitur nëpërmjet bordeve 300 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Mbi 300 mijë mijë fëmijë dhe të rinj shqiptarë jetojnë në kufijtë e varfërisë ekstreme,”- tha Berisha.

 

Sondazh

Poll