Politike

Mblidhet kryesia e PS-së, selia rozë zgjedh kandidatin për President

Mësohet se i zgjedhuri m pas do të kalojë në mbledhjen e grupit parlamentar që do të mblidhet nesër në orën 10:00.

3 Qershor 2022, 17:20 Nga DOSJA
Mblidhet kryesia e PS-së, selia rozë zgjedh kandidatin për
Selia e PS

TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë, nga ku pritet që të dalë emri i kandidatit për President që do të propozojë maxhoranca. Mësohet se i zgjedhuri m pas do të kalojë në mbledhjen e grupit parlamentar që do të mblidhet nesër në orën 10:00.

Me grumbullimin e firmave, kandidati për President kalon në Kuvendin e Shqipërisë. Në orën 16:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve, i cili do të shqyrtojë kushtetueshmërinë, kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS, ndërsa në orën 18:00 do të votohet në seacën e posaçme.

Në media u raportua se një prej kandidaturave do të jetë Majlinda Bregu. Nga zyra e PS-së nuk ka konfirmin, por as mohim për këtë kandidaturë. 

Sondazh

Poll