Politike

Berisha zgjedh të besuarit! Noka Sekretar i Përgjithshëm, Boçi e Bylykbashi nënkryetarë (LISTA)

Gjatë votimit të sotëm u zyrtarizuan gjithashtu edhe sekretariatet në selinë blu.  Gjatë mbledhjes po ashtu, u vendos që Nishani të shpallet "Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike".

3 Qershor 2022, 17:19 Nga I.A
Berisha zgjedh të besuarit! Noka Sekretar i Përgjithshëm,
Pamje nga mbledhja e sotme

TIRANË- Flamur Noka është zgjedhur si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Në garë me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Arben Ristanin, Noka ka arritur që të marrë rreth 100 vota më shumë, duke u zyrtarizuar si Sekretari i ri i Përgjithshëm i PD-së.

Ndërkohë që nënkryetarë të PD-së janë zgjedhur Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Ata kanë arritur që të marrin më shumë vota se sa rivalët e tjerë, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Gjatë votimit të sotëm u zyrtarizuan gjithashtu edhe sekretariatet në selinë blu. 

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nisi sot me 1 minutë heshtje për ish-presidentin e ndjerë Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë. Gjatë mbledhjes po ashtu, u vendos që Nishani të shpallet "Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike". Një post të ngjashëm në PD, pas vdekjes, mban edhe lideri historik, Azem Hajdari. Ndërkohë që menjëherë pas kësaj mori fjalën kreu i PD-së Sali Berisha i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se është vasal i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe se me të po thurin planë për shqiptarët.

Lista e plotë me fituesit:

Sekretar i Përgjithshëm

Flamur Noka

Nën Kryetar të PD-së

Luçiano Boçi

Oerd Bylykbashi

Organizata partnere

Megi Balliu

Për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit

Ledina Mandia

Sekretari për të drejtat e njeriut

Bislim Ahmetaj

Sekretari për organizimin

Ervin Minarolli

Sekretari për integrimin

Edmond Spaho

Marrëdhënie me publikun

Jola Hysaj

Për të përndjekurit

Indrit Hoxha

Sekretar për diasporen dhe organizatat e partisë jashtë Shqipërisë 

Lorenc Luka

Sekretar për pushtetin vendor 

Ylli Asllani

Sekretar për çështjet elektorale 

Ivi Kaso 

Sekretar për cështjet gjyqësore të partisë 

Adriana Kalaja

Berisha zgjedh të besuarit! Noka Sekretar i Përgjithshëm,
Lista

Sali Berisha u rikthye në krye të PD-së pas nëntë vitesh. Berisha mundi rivalin Ibsen Elezi me një diferencë të madhe votash në të gjitha qarqet. Me rikthmin e Berishës, PD-ja po ngre isntitucionet. Pak ditë më parë, zgjodhi Kryesinë e re. Nga ana tjetër, emrat e rinj të Këshillit Kombëtar u zgjodhën më 30 prill, ku nga 425 garues, u votuan 150 emra, ndërsa ajo që ra në sy është rikthimi i Rudina Hajdarit dhe anëtarësimi i djalit të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauk Olldashi. Pjesë e anëtarëve të rinj është dhe Myslim Murrizi, ndërsa drejtimin e institucionit e mori sërish Edi Paloka.

 

Sondazh

Poll