Aktualitet

Kapen 2 mijë rrënjë kanabis në Gjirokastër, të kultivuara në mes të pyllit, në kërkim autori

2 parcela që përmbajnë 2 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në në thellësi të pyllit në fshatin Fllomo në Dropull. Droga është asgjësuar nga policia. Në kërkim një person.
Featured image of article: Kapen 2 mijë rrënjë kanabis në Gjirokastër, të kultivuara në mes të pyllit, në kërkim autori Foto ilustruese

Gjirokastër- Në Gjirokastër janë kapur 2 parcela me kanabis, që përmbajnë 2 mijë rrënjë kanabis.  Dosja.al mëson se droga është kapur në thellësi të pyllit në fshatin Fllomo në Dropull.

Policia e Gjirokastrës në bazë të informacioneve nga terreni zbuloi lokacionin e rrënjëve të kanabisit në lartësi të fshatit. Rrënjët e kanabisit u shkatërruan menjëherë ndërkohë që nuk është kapur autori i kultivimit.

Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe Policia e Gjirokastrës , e cila po punon intensivisht për kapjen e tij.

Një javë më parë Policia e Gjirokastrës zbuloi po në Dropull ne fshatin Sopil 120 rrënjë kanabis,  për të cilat hetohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit së bashku me një punonjës së Bashkisë së Dropullit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment