Aktualitet

Gratë në Librazhd: Nuk jemi k*rva, trupi është tempulli ynë

Sipas tyre, termi ‘k*rvë’ nuk duhet të ekzistojë dhe se është shumë patriarkal.

2 Qershor 2022, 20:58 Nga DOSJA
Gratë në Librazhd: Nuk jemi k*rva, trupi është tempulli
Protesta në Librazhd

LIBRAZHD- Gratë në Librazhd kërkojnë barazi gjinore. Këtë pasdtie ato kanë dalë të protestojnë vetëm pak ditë pasu një 20-vjeçare në këtë qytet u dhunua nga vjehrra dhe vjehrri. Ato shprehen se janë të lira të zgjedhin dashurinë e tyre dhe se trupin e tyre e komandojnë vetëm vetë. Sipas tyre, termi ‘k*rvë’ nuk duhet të ekzistojë dhe se është shumë patriarkal.

“Gratë janë qenie të lira dhe ato gëzojnë njësoj të drejta ashtu si burrat në shoqëri. Ne kemi autorësi mbi trupat tanë dhe jetën tonë,  mbi të gjitha ne e zgjedhim vetëm dashurinë dhe kënaqësinë së cilës duam ti falemi. Asnjë grua nuk është k*rvë, e përdalë apo të tjera epitete denigruese. K*rvëria është koncept patriarkal. Sot dalim krah njëra tjetrën në mbrojtje të njëra tjetrës. Trupi ynë është tempulli ynë dhe ne do ta zotërojmë atë,”- tha ndër të tjera protestuesja.

E reja nga Librazhdi u bë protagoniste në media pasi vjehrra e vjehrri e kapën me një tjetër burë në shtratin që ndante me djalin e tyre, që aktualisht ndodhet në emigrim. Vjehhra e vjehrri e dhunonin, ofendonin dhe e nxorrën gjysmë nudo, gjë për të cilën janë ndjekur penalisht. AMA bëri thirrje për heqjen e pamjeve nga mediat.

Sondazh

Poll