Aktualitet

Pagoi karburantin me para fallso, shpallet në kërkim 34-vjeçari në Elbasan

Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se i riu me iniciale E. A. akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

2 Qershor 2022, 18:57 Nga DOSJA
Pagoi karburantin me para fallso, shpallet në kërkim 34-vjeçari
Policia

ELBASAN- Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme në Elbasan, pasi dyshohet se ka paguar furnizimin me karburant me para fallso. Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se i riu me iniciale E. A. akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, pasi ka paguar furnizimin e makinës me naftë, me një kartmonedhë që dyshohet se është e falsifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Qershor 2022, 16:44

Aksident në Fier, plagosen katër persona

Foto Ilustruese FIER- Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mesdit&eu...