Aktualitet

VIDEO- Politikani me armë në varrimin e Bujar Nishanit, Artan Hoxha publikon pamjet

Hoxha shkruan se personi në fjalë, pa e identifikuar, e ka armën me leje dhe se për këtë gjë, është i sigurtë.

2 Qershor 2022, 19:52 Nga DOSJA

 

VIDEO- Politikani me armë në varrimin e Bujar Nishanit, Artan Hoxha
Politikani i armatosur

TIRANË- Një politikan ka qenë i armatosur teksa merrte pjesë në ceremoninë mortore të ish-Presidentit Bujar Nishani. Në videon e publikuar në Xhungël.al duket edhe arma që politikani mban në brez. Gazetari Artan Hoxha shkruan se personi në fjalë, pa e identifikuar, e ka armën me leje dhe se për këtë gjë, është i sigurtë.

“Edhe ne funeralin e nje ish-presidenti paqesor si Bujar Nishani, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” edhe me kobure ne brez ne temperature 35 grade, si nuk ka merak mos i ndryshket kostumi. Per nje gje jam i sigurt, arma eshte me leje….”- shkruan Hoxha krah pamjeve.

Homazhet shtetërore në nder të Nishanit u mbajtën nga ora 10:00 deri në 12:00. Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor do të shkojë në këmbë deri tek ura e Lanës dhe më pas do të dërgohet në varrezat e Sharrës, ku edhe do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll