Aktualitet

Nusja e dhunuar në Librazhd, gratë në protestë: S’ke marrë shërbëtore o frate

Ato janë grumbulluar para bashkisë së qytetit, ndërsa në dorë mbajnë pankarta me mbishkrime të ndryshme.

2 Qershor 2022, 20:16 Nga DOSJA
Nusja e dhunuar në Librazhd, gratë në protestë: S’ke
Gratë

LIBRAZHD- Gratë në qytetin e Librazhdit kanë dalë të protestojnë pak ditë pasi historia e nuses që u dhunua nga vjehrra e vjehrri bëri xhiron e mediave. Ato janë grumbulluar para bashkisë së qytetit, ndërsa në dorë mbajnë pankarta me mbishkrime të ndryshme.

“Ke marrë nuse o frate, jo shërbëtore për prindërit”; “policimi i trupave, klikimet, media, shteti”, shkruhet në disa prej tyre.

E reja nga Librazhdi u bë protagoniste në media pasi vjehrra e vjehrri e kapën me një tjetër burë në shtratin që ndante me djalin e tyre, që aktualisht ndodhet në emigrim. Vjehhra e vjehrri e dhunonin, ofendonin dhe e nxorrën gjysmë nudo, gjë për të cilën janë ndjekur penalisht. AMA bëri thirrje për heqjen e pamjeve nga mediat.

Sondazh

Poll