Aktualitet

Shoqata e Hidrokarbureve i përgjigjet Braçes: Bursa nuk përdoret si referencë për çmimin e shitjes me pakicë

Në një reagim për mediat shoqata shkruan se ecuria e çmimit të fuçisë së naftës në bursa nuk mund të përdoret si referencë me çmimin e shitjes së karburantit në pikat që tregtojnë me pakicë.

2 Qershor 2022, 17:57 Nga DOSJA
Shoqata e Hidrokarbureve i përgjigjet Braçes: Bursa nuk
Foto Ilustruese

TIRANË- Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve i është përgjigjur pyetjes së deputetit socialist Erion Braçe se kompanitë e tregtimit të karburanteve në vend nuk pasqyrojnë ecurinë e çmimeve në bursa. Në një reagim për mediat shoqata shkruan se ecuria e çmimit të fuçisë së naftës në bursa nuk mund të përdoret si referencë me çmimin e shitjes së karburantit në pikat që tregtojnë me pakicë.

“Fuçia është tregues i naftës së papërpunuar dhe kjo po bie (edhe pse jo kush e di se çfarë) pasi rafineritë nuk po e kërkojnë, sepse me këto çmime ato dalin me humbje. Nafta për transport, pra për makina, ndryshe nga ajo në fuçi, në treg varet nga kuotimi, që i behet çdo ditë çmimit në publikimin e çmimeve PLATT’S dhe bëhet në USD për ton. Ky çmim po rritet pavarësisht se nafta e pa përpunuar (fuçia) ka pësuar pak rënie, kjo se duke u ulur kërkesa për naftë të pa përpunuar (fuçi), rafineritë po krijojnë mungesë në treg të naftës për transport (makina)”, thuhet në reagim.

Shoqata thotë se Bordi i transparencës, që u krijua në fillim të marsit dhe cakton periodikisht çmimet e tregtimit me shumicë e pakicë të karburanteve e gazit, nuk po i favorizon aspak kompanitë.

“Kushdo mund të verifikojë nga bilancet e kompanive se mesatarisht 5 lekë për litër shpenzime operative nuk u lejohet kompanive t’i përfshijnë në çmimin e tabelës”, thuhet në reagim.

 

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Qershor 2022, 16:44

Aksident në Fier, plagosen katër persona

Foto Ilustruese FIER- Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mesdit&eu...