Bota

"Së bashku në mbrojtje të paqes", Mattarella jep mesazhin e rëndësishëm në ditën e Republikës në Itali

Mëngjesi filloi me ngritjen solemne të flamurit në 'Altare della Patria' dhe homazhet për Ushtarin e Panjohur nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella me mbikalimin e Frecce Tricolori.

2 Qershor 2022, 18:02 Nga DOSJA
"Së bashku në mbrojtje të paqes", Mattarella jep
Festa e Republikes

ITALI- Me kalimin e avionëve që lëshuan tym trengjyrësh në qiellin e Romës, u mbyll sot parada ushtarake për 76-vjetorin e Republikës Italiane. Këtë vit takimi tradicional në via dei Fori Imperiali, i ndërprerë prej dy vitesh për shkak të Covid-it, u hap nga një përfaqësi e kryetarëve të bashkive me fashën trengjyrësh të ndjekur, nën duartrokitje, nga stafi i shëndetësisë civile, me kalimin e një helikopteri 118, për të simbolizuar të gjithë ata që kanë qenë në vijën e parë kundër pandemisë që ka goditur aq rëndë vendin. 

Sipas La Repubblica, mëngjesi filloi me ngritjen solemne të flamurit në 'Altare della Patria' dhe homazhet për Ushtarin e Panjohur nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella me mbikalimin e Frecce Tricolori. Më pas Mattarella mori pjesë në paradën tradicionale ushtarake nga tribuna presidenciale së bashku me zyrtarët më të lartë të shtetit. 

Republika është e përkushtuar të krijojë kushte paqeje dhe Forcat e saj të Armatosura, mbi bazën e mandateve të besuara nga Qeveria dhe Parlamenti, kontribuojnë në këtë detyrë”,- u shpreh Mattarella.

Kreu i shtetit theksoi se dita e sotme është e rëndësishme pasi pas dy vitesh mund të festojnë këtë ditë të shenjuar në mënyrën e duhur.

Mattarella mirëpriti 2300 qytetarë të përzgjedhur mes njerëzve me aftësi të kufizuara në Kopshtin Quirinale për Ditën e Republikës dhe i falenderon për praninë e tyre.

"Një ditë kaq e bukur nënvizon gëzimin e ditës për vendin tonë. Ju mirëpresim", shton ai. 

Rreth 5,000 njerëz marshuan, duke përfshirë personelin ushtarak, civil, organet e armatosura dhe të paarmatosura të shtetit me temë "Së bashku në mbrojtje të paqes". 

Sondazh

Poll