Bota

Avokatët e Depp: Është koha për të parë nga e ardhmja

Një tjetër avokat i Depp, Benjamin Chew, tha se ekipi i Depp ishte më i kënaqur që gjyqi ka rezonuar për kaq shumë njerëz në publik që vlerësojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

1 Qershor 2022, 22:22 Nga DOSJA
Avokatët e Depp: Është koha për të parë nga e
Benjamin Chew dhe Camille Vasquez

SHBA- Avokatja e Depp, Camille Vasquez, ka falënderuar jurinë dhe tha se vendimi konfirmon se pretendimet kundër Johnny Depp janë shpifëse dhe të pambështetura nga asnjë provë.

"Ne i jemi shumë mirënjohës jurisë për shqyrtimin e tyre të kujdesshëm," u tha ajo gazetarëve jashtë gjykatës.

Një tjetër avokat i Depp, Benjamin Chew, tha se ekipi i Depp ishte më i kënaqur që gjyqi ka rezonuar për kaq shumë njerëz në publik që vlerësojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

"Tani që juria ka arritur verdiktin e saj përfundimtar, është koha për të kthyer faqen dhe për të parë nga e ardhmja," shtoi ai.

Johnny Depp ka fituar gjyqin kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, të cilën ai e paditi për shpifje dhe abuzim. Juria e përbërë nga shtatë persona doli në përfundimin se Heard ka shpifur ndaj Depp në artikull e publikuar në Washington Post të vitit 2018, në të cilin ajo shprehej se kishte rënë pre e dhunës nga aktori. 

 

Sondazh

Poll