Bota

Sheryl Sandberg jep dorëheqjen si COO i Facebook

Në postimin e tij , bashkëthemeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg falënderoi Sandberg dhe shtoi se nuk ka ndërmend ta zëvendësojë atë, duke thënë se nuk ka më kuptim që produktet dhe ekipet e biznesit të Metës të ndahen organizativisht.

1 Qershor 2022, 22:17 Nga DOSJA
Sheryl Sandberg jep dorëheqjen si COO i Facebook
Sheryl Sandberg

SHBA- Sheryl Sandberg po jep dorëheqjen si shefe operative e Facebook-ut Meta, konfirmoi kompania të mërkurën. CNN shkruan se Sandberg nuk ka bërë të ditur arsyen e largimit të saj nga kompania, që do të ndodhë në vjeshtë. Sandberg tha se ajo planifikoi të përqendrohej në punën e saj filantropike në vazhdim. Ajo ka punuar për kompaninë për 14 vjet.

"Debati rreth mediave sociale ka ndryshuar përtej njohjes që nga ato ditë të hershme. Të thuash se nuk ka qenë gjithmonë e lehtë është një nënvlerësim. Por duhet të jetë e vështirë. Produktet që prodhojmë kanë një ndikim të madh, kështu që ne kemi përgjegjësinë t'i ndërtojmë ato në një mënyrë që mbron privatësinë dhe i mban njerëzit të sigurt," shkroi Sandberg.

Në postimin e tij , bashkëthemeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg falënderoi Sandberg dhe shtoi se nuk ka ndërmend ta zëvendësojë atë, duke thënë se nuk ka më kuptim që produktet dhe ekipet e biznesit të Metës të ndahen organizativisht.

“Mendoj se Meta ka arritur në pikën ku ka kuptim që grupet tona të produkteve dhe bizneseve të jenë më të integruara, në vend që të gjitha funksionet e biznesit dhe operacioneve të organizohen veçmas nga produktet tona”, tha ai.

Sondazh

Poll