Aktualitet

Lënë pas zënkat, Gent Zenelaj dhe Julian Deda bëhen bashkë për të njëjtën kauzë, mbrojtjen e Teatrit (FOTO)

24 Korrik 2019, 18:59 Nga DOSJA
Lënë pas zënkat, Gent Zenelaj dhe Julian Deda bëhen

TIRANË- Protesta e sotme e artistëve tek Teatri Kombëtar, ka bërë bashkë artistë dhe politikanë.Në këtë situatë të tensionuar janë parë afër njëri-tjetrit dhe dy aktorët, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj, të cilët nuk prej disa kohësh nuk flasin me njëri-tjetrin.

Siç duket, ata janë bashkuar për të njëjtën kauzë, atë të mbrojtjes së Teatrit, pasi më herët midis aktorëve është përfolur për zënka dhe debate, të cilat ata vetë i kanë konfirmuar.

Ndërkohë, burime për dosja.al bëjnë me dije se aktori Gent Zenelaj dërgoi dy shishe me ujë tek artistët e ngujuar, ndërsa të tjerat ia derdhi policia.

Gjatë kësaj proteste ka pasur përplasje mes policisë dhe artistëve, ku këta të fundit tentuan të çajnë kordonin policor.

Përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Artistët ngujohen brenda Teatrit dhe nënshkruajnë një marrëveshje për të mos lejuar shembjen e Teatrit. Basha: Teatri do të shpallet monument kulture.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentian zenelaj julian deda ngujimi tek teatri shembja tek teatri kombetar gentian zenelaj julian deda ngujimi tek teatri shembja tek teatri kombetar

Sondazh

Poll