Aktualitet

Përplasen dy makina në Milot, plagosen 3 persona, njëri në gjendje kritike

24 Korrik 2019, 15:56 Nga DOSJA
Përplasen dy makina në Milot, plagosen 3 persona, njëri në

MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin Milot-Rrëshen. Sipas të dhënave paraprake,mësohet se  dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë 3 persona.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Informacion paraprak: 

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Fushë-Milot, mjeti me drejtues shtetasin E.H.,23 vjeç, banues në Tropoje është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasi F.S., 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin me drejtues A.M.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në milot aksident rrugor plagosen 3 persona aksident në milot aksident rrugor plagosen 3 persona

Sondazh

Poll