Aktualitet

Sërish përplasje tek Teatri/ Qytetarët shtyjnë kordonin e policisë, Neritan Liçaj: Le të plasë… (VD)

24 Korrik 2019, 17:38 Nga DOSJA
Sërish përplasje tek Teatri/ Qytetarët shtyjnë kordonin e

TIRANË– Nis sërish përplasja tek godina e Teatrit Kombëtar. Përplasja ka nisur gjatë një deklarate për mediat të aktorëve. 

Të gjithë njëzëri, aktorët dhe aktivistët do t’i kërkonin kryeministrit Edi Rama një referendum për mosprishjen e godinës së Teatrit. 

Gjithçka nisi gjatë fjalës së aktorit Nertian Liçaj, i cili e la përgjysmë fjalën e tij për t’u bashkuar me të tjerët. 

Ju lutemi qytetarëve për mbështetje për të çarë rrethimin e policisë. Kemi edhe një mesazh për kryeministrin; Nuk mund të sulmosh artistët, kulturën me dhunë. Nëse mendon se ne jemi pakicë le të përballemi në referendum. Jemi të vendosur që të mos lejojmë qeverinë për shembjen e teatrit. Plasi? Epo le të plasë…”-tha Liçaj. 

Përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Artistët ngujohen brenda Teatrit dhe nënshkruajnë një marrëveshje për të mos lejuar shembjen e Teatrit. Basha: Teatri do të shpallet monument kulture.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll