Aktualitet

Vdes turisti anglez që ra nga hoteli në Dhërmi

I riu anglez u nis për në spital, por fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve të marra. 

1 Qershor 2022, 21:19 Nga DOSJA
Vdes turisti anglez që ra nga hoteli në Dhërmi
Foto Ilustruese

DHËRMI- Turisti 21-vjeçar që ra nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Dhërmi, ka ndërruar jetë. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se 21-vjeçari nga Anglia ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ai ra nga kati i tretë pasditen e sotme, pasi humbi kontrollin e trupit të tij, duke qenë se ishte i dehur. I riu anglez u nis për në spital, por fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve të marra. 

Njoftimi zyrtar:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll