Aktualitet

Aksident në Sarandë, përplasen dy mjete, 5 të plagosur

24 Korrik 2019, 15:31 Nga DOSJA
Aksident në Sarandë, përplasen dy mjete, 5 të plagosur

SARANDË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Sarandë-Gjashtë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë plagosur 5 persona.

Sipas njoftimit të policisë, dy automjete një tip “Mercedes Benz” dhe një “Land Rover” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre i është futur një biznesi e më pas është përmbysur duke shkaktuar panik tek qytetarët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 Sarandë

Informacion paraprak:

Rreth orës 15:55, në aksin rrugorë Sarandë – Gjashtë, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur automjetet Mercedes Benz dhe Land Rover.

Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar 5 shtetas të cilët ndodhen në Spitalin e Sarandës duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sarande aksident rrugor plagosen 5 persona aksident ne sarande aksident rrugor plagosen 5 persona

Sondazh

Poll